Kolegji Heimerer dhe Instituti I Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale për herë të parë organizojnë Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Infermierisë.
Konferenca do të mbahet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë që shënohet çdo vit në të gjithë botën.
Po ashtu, në kuadër të konferencës, mbahet tryezë diskutimi ku të pranishëm do të jenë: Uran Ismajli Ministër i Shëndetësisë, Shyqiri Bytyqi Ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Lutfi Zylbeari Dekan, Fakulteti i Mjeksisë, Tetovë, Shaban Buza Rektor, Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë dhe Enkelejd Mëhilli Zv. Rektori për Zhvillimin Institucional dhe Komunikimin, Vlorë.
Tema e këtij viti do të jetë “Infermieria, zëri që udhëheqë – shëndeti e drejtë njerëzore”. “ referuar temës dhe motos qe vendos ICN dhe një organizim i tillë do të shërbejë si një platformë për prezantimin dhe diskutimin e hulumtimeve inovative të bazuara në fakte mbi çështjet që mbizotërojnë në sektorin shëndetësor gjatë viteve të fundit.