Site icon Prishtinapress

Matoshi: Vendimi për rritje të pagave ishte kolektiv, ministri Hamza s’mund të vendos

Ndaj vendimit të ministrit të Finanave, Bedri Hamza që pagat e anëtarëve të kabinetit qeverisës të mos dalin me rritje, ka reaguar tashmë edhe zyra e kryeministrit.
Këshilltari për media i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi ka thënë për lajmi.net se vendimi për rritje të pagave ka qenë kolektiv, dhe si rezultat kolektivisht duhet të procedohet më tutje.

Tutje Matoshi ka theksuar se askush s’mund të marrë vendime individuale , për diçka që është vendosur bashkërisht.

“Agjencioni Kundër Korrupsion ka dalë me një dhe qeveria e Kosovës e ka bë një përgjigje gjatë ditës dhe mediat kanë pas çasje. Ndërkaç vendimi për rritje të pagave është kolektiv dhe kolektivisht si do të procedohet më tutje”, ka thënë Matoshi.

“Bashkë qeveria duhet të vendos çka më tej”, thotë këshilltari i Haradinajt.

Matoshi thekson se nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për këtë vendim, por që sipas tij askush “s’mund të vendos individualisht, për një vendim kolektiv”.

“Me thanë të drejtën unë nuk e di, por s’mundet askush që të vendos për një vendim kolektiv, të vendos individualisht”, ka përfunduar Halil Matoshi për lajmi.net

Ndryshe burime brenda qeverisë kanë treguar se ministri, Bedri Hamza po refuzon që ta zbatojë vendimin për rritje të pagave, në mënyrë që kjo çështje të sqarohet ligjërisht.

Vendimi i Haradinajt për rritje të pagave është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Exit mobile version