10.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Mashtrues” – Grafiti para shtëpisë së deputetit të Vetëvendosjes [Foto]

Problemet e shumta që kanë përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje këto ditë, kanë bërë që të pasojnë edhe dorëheqje nga disa zyrtarë të lartë të këtij subjekti.

Aida Dërguti, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Shqipe Pantina dhe Zgjim Hyseni janë personat që kanë ofruar dorëheqje nga pozitat e drejtuese në VV. Në vazhdën e këtyre dorëheqjeve, disa aktivistë përmes rrjeteve sociale dhe grafiteve kanë filluar linçimin e disa zyrtarëve të VV-së, ku së fundmi një gjë të tillë e kanë bërë edhe tek shtëpia e deputetit Driton Çaushi.

“Mashtrues”, ka qenë grafiti që i kanë Çaushit para shtëpisë së tij në Gjakovë, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se Çaushi që nga fillimi i përçarjeve në Vetëvendosje nuk ka dalë zyrtarisht me ndonjë deklaratë se kujt ia mbanë anën. Ndërkaq sot gjatë ditës deputeti Albin Kurti u ka bërë thirrje të kthehen në kryesi të gjithë ata që kanë ofruar dorëheqjet.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles