Site icon Prishtinapress

Masë paraburgimi për çiftin, sulmuan fizikisht njëri-tjetrin në prani të fëmijëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.D. dhe H.C. për shkak se secili veç e veç kanë kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Në njoftim bëhet e ditur se të pandehurve A.D. dhe H.C. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 15 ditësh për secilin veç e veç.

“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjenden në liri të pandehurit A.D. dhe H.C. do të arratisen qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, po ashtu ekziston rreziku se të pandehurit mund të përsërisin ose të kryejnë vepra tjera penale, pasi që të njëjtit në mënyrë të vazhdueshme kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj njëri-tjetrit duke e sulmuar fizikisht njëri tjetrin dhe atë në prani të fëmijëve të tyre”.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version