Site icon Prishtinapress

Masat mbrojtëse ndaj coronavirusit, mbyllen konviktet dhe mensa e studentëve në Prishtinë

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka marrë vendim për mbylljen e shkollave deri më 27 mars, si masa parandaluese për përhapjen e coronavirusit në vend.

E këtë vendim të Qeverisë ka vendosur ta zbatojë edhe Qendra e Studentëve në Prishtinë.

Qendra e Studentëve ka njoftuar se konviktet dhe mensa e studentëve do të mbyllen deri më 27 mars.

“Njoftohen studentët banues në konvikte se me qëllim të parandalimit të infeksionit Coronavirus COVID-19, në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Nr.01/07.
Qendra e Studentëve në Prishtinë merr vendim për mbylljen e konvikteve dhe mensës së studentëve.

Mensa do të jetë e mbyllur nga dt.12.03.2020 nga ora 14:00 ndërsa konviktet nga dt. 13.03.2020 deri në ora 14:00, deri më datën 27.03.2020”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version