9.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Marrëveshja Kosovë-Serbi: Vjosa Osmani reagon sërish, ja kë sulmon kësaj rradhe

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj raportimeve se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar nga Turqia të bëjë presion ndaj Kosovës të mos hapë ambasadën e saj në Jerusalem.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka shkruar se Vuçiqit iu deshën pak më shumë se 24 orë për ta shkelur marrëveshjen e cila u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në Washington për ndaljen e fushatës për çnjohje.

“Vuçiqit iu deshën pak më shumë se 24 orë për të shkelur pikën 15 të angazhimit që ai nënshkroi në D.C., e cila u kërkon atyre të ndërpresin fushatën e mosnjohjes dhe të përmbahen nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare nga të tjerët që të mos e njohin Kosovën. Kaq tipike për Serbinë”, ka shkruar ajo.

Lidhur me paralajmërimin për njohje nga Izraeli, Vuçiq në një konferencë për media pas takimit në Bruksel ka thënë se “të shohim se çfarë do t’i thotë Erdogani Hashim Thaçit dhe Avdullah Hotit”.

“I kuptoj lojërat politike në të cilat dikush dëshiron të thotë se edhe një vend mysliman e pranon Izraelin, duke aloduar në Kosovën. Shumë mirë nëse Kosova e pranon Izraelin, por së pari Izraeli duhet ta pranojë Kosovën, e atëherë Kosova ta bëjë punën e saj…Ta shohim se çfarë do t’i thotë Erdogani Hashim Thaçit e Avdullah Hotit”, ka thënë Vuçiq.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles