Site icon Prishtinapress

Marrëveshja e shpejtë Kosovë-Serbi, përplasje ndërmjet analistit Tim Judah dhe ambasadorit Grenell, ndërhyn edhe Vlora Çitaku

Gazetari britanik, Tim Judah dhe njohës i zhvillimeve në Ballkan ka thënë se Richard Grenell dhe njerëzit e presidentit Trump-it dëshirojnë të lëvizin shpejt në një marrëveshje të madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ndaj kësaj deklarate ka reaguar ambasadori Richard Grenell, duke thënë se Judah po shpik gjërat.

Analisti Judah në një postim në Twitter ka thënë se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke shkuar me hapa të shpejtë.

Ai ka thënë se problemi është se presidenti Hashim Thaçi është në fund të mandatit të tij dhe nuk mund të bëjë marrëveshje pa Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Albin Kurtin.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar i dërguari i presidentit Donald Trump, për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili tha se po shpik gjëra dhe se askush nuk është duke provuar të ketë marrëveshje të shpejtë.

“Gabim. Nuk e dini për çka po flisni. Askush nuk po provon t’i lëviz gjërat aq shpejtë dhe nuk ka ndonjë marrëveshje të madhe. Jeni duke shpikur gjërat”, shkruan Grenell.

Ndaj deklaratave të Judah ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila tha se me gjithë respektin për Judah, deklarata është shumë spekulative.

“Nuk di kush është burimi juaj po mund të ju them tani se është burim jo i besueshëm”, shkruan Çitaku.

Exit mobile version