Ministria e Administratës Publike, e cila udhëhiqet nga Mahir Yagcilar gjatë muajit shkurt ka nënshkruar kontratën e radhës për këtë vit.
Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Furnizim me material për ID kartela”, i kurorëzuar me Grupin e Operatorëve Ekonomik N.T.SH “UNISOFT”, dhe “Nart Group”, Sh.P.K, i ka kushtuar 35 mijë e 510 euro, shkruan Indeksonline.
Kohëzgjatja e kontratës në fjalë është 36 muaj.

Poashtu, bëhet e ditur se vlera e parashikuar e kontratës ka qenë hiç më pak se 47 mijë euro.

Në kontratën e publikuar, nuk është se përmenden detaje tjera shtesë, as për materialin shpenzues dhe as për numrin e ID kartelave.

