Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti arriti në Vodno në vilën e presidentit Gjorge Ivanov, i cili sot po mban konsultime me partitë parlamentare lidhur me mandatin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë.
Para Ahmetit me bashkëpunëtorë, takime me Ivanovin realizuan edhe përfaqësuesit e dy koalicioneve shqiptare që fituan deputetë në zgjedhjet e 1 dhjetorit – “Rilindje me Besë” e udhëhequr nga Bilall Kasami dhe “Aleanca për Shqiptarët” me në krye Ziadin Selën.