Site icon Prishtinapress

Maliqi: Kërcënimet për luftë janë sinjale

Publicisti kosovar Shkëlzen Maliqi, mendon se deklarimet e fundit nga Serbia për një luftë të mundshme me Kosovën, janë sinjale dhe nuk mbeten vetëm në suaza të propagandës politike.

Kështu Maliqi ka deklaruar gjatë emisionit Zona e Debatit në Klan Kosova, ku po ashtu ka theksuar se Serbia po e provokon Kosovën dhe po kërcënon se do hyjë në pjesën veriore të saj.

“Kërcënimet me luftë nga Serbia nuk janë vetëm propagandë politike, janë disa sinjale. Ka edhe lëvizje të ushtrisë serbe që tash ka dalë në kufi me Kosovën. Krejt këto janë kërcënime që ata mundtë futen në veri ose të provokojnë një kryengritje. Nuk duhet të përgjigjemi këtij skenari”, ka deklaruar Maliqi.

Exit mobile version