Mali i Zi i hapur për turistët nga Kosova

0
11

Zëvendësministri i Turizmit, Armend Milla ka thënë se Mali i Zi mirëpret të gjithë turistët nga Kosova të cilët duan ta vizitojnë këtë shtet.

Ai tregoi se nga data 1 qershor Mali i Zi i ka hapur të gjitha kufijtë me shtet fqinje.

“Më 1 qershor është hap kufiri i Malit të Zi me shtetet fqinje. Ftohen të gjithë mysafirët nga Kosova që ta vizitojnë Malin e Zi”, ka thënë ai.

Sipas tij, siguria për pushuesit në këtë shtet është në nivel të lartë.

“Qeveria e Malit të Zi është në komunikim të rregullt me përfaqësuesit e hotelerive, pasi siguria është gjëja kryesore për turistët që e vizitojnë këtë shtet. Kjo situatë nuk është e favorshme për askënd. Turistët që e vizitojnë Malin e Zi në këtë situatë do i japim shumë rëndësi. Në dy kufijtë mund të hyjnë vizitor”, theksoi ai.

Ai po ashtu tha se pos plazhit i cili është i hapur me rregullat e përcaktuara nga shteti, edhe jeta e natës është e hapur.

“Nëse një plazh ka pas 100 komplete këtë vit duhet të ketë 50 ose 60. Ideja është që të punohet në mënyrë afat gjate dhe të jepet një ofertë e volitshme. Jeta e natës është e hapur, po normal që duhet të respektohen rregullat e Institutit Publik”, tregoi Milla, duke shtuar se këtë fundjavë beson që një delegacion do vijë në Kosovë, nga Mali i Zi për të prezantuar ofertën turistike të këtij shteti.

Zëvendësministri i Turizmit, tha tutje se edhe i gjithë sistemi shëndetësor është në nivelin më të lartë të mundshme. /RTV Dukagjini/Telegrafi/