13 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Malazezi u robërua dhe u përdhunua për 5 muaj në një banesë në Gjakovë

Në Policinë e Malit të Zi janë duke e shqyrtuar një rast të përdhunimit dhe keqpërdorimit seksual të një djaloshi, pjesë e komunitetit LGBTI, në Kosovë.

Policia malazeze ka konfirmuar se janë në komunikim me Interpolin për të zgjidhur këtë rast dhe të gjejnë e të sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre.

Forumi LGBT “Progres”, me bazë në Mal të Zi, ka marrë deklaratën e të riut, i cili citohet të ketë thënë se rasti ka nisur shtatorin e vitit 2017, kur ishte vënë në kontakt për herë të parë me E.G. nga Kosova, përmes rrjetit social Facebook.

“Pas komunikimit fillestar dhe të këndshëm, i riu pranon të takohet me E.G. në Podgoricë. Pas njoftimit dhe kalimit të një kohe së bashku, E.G. i propozon të riut të shkojë me të në një udhëtim njëditor në Pejë, në mënyrë që të kalojnë edhe më shumë kohë së bashku dhe të njihen më mirë. Pas nisjes në këtë rrugë, gjërat marrin një kahe pothuajse të pabesueshme”, thotë “Progresi” në një komunikatë për media.

Më pas, siç pretendon i riu malazez në deklaratën e tij dhënë forumit “Progres”, gjatë rrugës për në Pejë, E.G. e ka sulmuar fizikisht atë, duke e detyruar të konsumojë disa tableta me përbërje të panjohur.

“Pas kësaj, i riu e ka humbur vetëdijen dhe është zgjuar të nesërmen në një banesë të panjohur në Pejë. Në këtë periudhë, E.G. i thotë atij se është i robëruar dhe se duhet të bëjë çfarëdo që të kërkohet nga ai, nën kërcënimin me vdekje. I riu më pas është dërguar në Gjakovë, në një apartament me qira, në të cilin ai qëndroi i burgosur dhe i detyruar të qëndronte afro pesë muaj. Gjatë kësaj periudhe, E.G. e vizitoi të riun, duke e abuzuar fizikisht dhe seksualisht, duke i shkaktuar plagë në gjoks dhe në bark me thikën e tij, duke e lënë të uritur dhe duke ia mohuar të drejtën e lëvizjes. Sipas pretendimeve të të riut, E.G. kishte edhe një pistoletë me të cilën e kërcënonte, dhe e kishte kërcënuar disa herë se do ta mbyste në një lumë aty pranë. I riu, i vetëdijshëm me gjendjen në të cilën ndodhej, si dhe me seriozitetin e kërcënimit, u detyrua të bënte gjithçka që i thuhej nga frika për jetën e tij”, thotë më tej “Progresi” duke u thirrur në deklaratën e të riut malazez.

Ndërsa, gjithnjë sipas deklaratës së 20 vjeçarit malazez, janarin e vitit 2018, pas raportimit të fqinjit në banesën ku ai ishte ngujuar, Policia e Kosovës paraqitet në banesë dhe e dërgon djalin në stacionin policor për të marrë në pyetje.

“Por, situata merr një kahe tjetër, pasi që, siç pretendon i riu malazez, shërbyesit policorë, pasi marrin deklaratën e tij dhe e kuptojnë se i përket komunitetit LGBTI, e sulmojnë fizikisht atë. Katër policë pastaj e rrahin atë dhe e përqeshin, dhe refuzojnë t’i marrin deklaratën dhe të marrin parasysh rastin. Me këtë rast, ai u godit me grushte të mbyllura e të hapura në kokë, në stomak dhe në gjoks”, thotë Forumi LGBT “Progres”.

“Progres” thotë se i riu, me të dalë nga stacioni policor, ka lënë Kosovën dhe është kthyer në Mal të Zi ku ka kërkuar ndihmën e këtij Forumi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles