4.9 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

LVV vazhdon përpjekjet për formimin e Qeverisë, thonë që së shpejti do ta dorëzojnë emrin e mandatarit

Lëvizja Vetëvendosja është duke vazhduar përpjekjet për ta formuar Qeverinë e re, ndërsa së shpejti do ta dorëzojnë emrin e mandatarit për kryeministër te presidenti i vendit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

“Qëllimi ynë ka qenë dhe mbetet krijimi i institucioneve të reja në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit. Në këtë drejtim ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që sa më parë të kemi Qeverinë e re, ndërkaq siç është theksuar në mbledhjen e fundit të Kryesisë – pa u vonuar ne sigurisht se do ta dërgojmë emrin e mandatarit ashtu siç parashihet me Kushtetutë dhe me këtë rast ne do ta njoftojmë opinionin publik me kohë kur do ta dorëzojmë emrin e mandatarit”, ka thënë Manxhuka për Telegrafin.

Ndryshe, së fundmi, kryetari i LVV-së, Albin Kurti i ka dërguar një letër kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ku ka shprehur keqardhjen për ndërprerjen e takimeve mes dy partive për të krijuar një koalicion qeverisës.

I pari i LVV-së, ka kërkuar që LDK të kthehet në tryezën e bisedimeve për ta bërë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles