8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

LVV-ja jep sqarim për takimin me vendet e QUINT-it

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, do të marrin pjesë në takimin që Lëvizja Vetëvendosje do të mbaj me Lidhjen Demokratike të Kosovës, të martën pasdite, për çka reaguan këto shtete duke u shprehur se nuk do të jenë ndërmjetësues në formimin e Qeverisë.

Vendet e QUINT-it, theksojnë se përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, qëndron tek njerëzit e Kosovës dhe te askush tjetër, duke shtuar se nuk do të angazhohen në ndërmjetësimin për formimin e Qeverisë.

Drejtuesi i Sekretariatit për Media dhe Komunikim të Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi ka dhënë një sqarim në lidhje me këtë takim, i cili do të mbahet sot nga ora 17:00.

Vraniqi ka thënë se ambasadoret nuk janë menduar asnjëherë si ndërmjetësues por vetëm si ndihmës eventualë, në takimin që Lëvizja Vetëvendosje do të zhvilloj me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Në fund të takimit të mbrëmshëm ndërmjet LVV dhe LDK, kishte dakordim që sot ose nesër të ftohen në takim edhe ambasadorët e Quintit si dhe Shefja e Misonit të BE-së në Kosovë. Kjo është konfirmuar edhe në komunikimin me tekst që ka pasur kryetari i LVV Kurti me kryetarin e LDK Mustafa mbrëmë në ora 19:30. Kjo është bërë me qëllim të heqjes së çfarëdo dyshimi tek ambasadorët mbi pajtimin e dy palëve për pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimin e sotëm. Ata nuk janë menduar asnjëherë si ndërmjetësues por vetëm si ndihmues eventualë për çfarë vetë e kanë shprehur gatishmërinë”, shkruan Vraniqi.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2560430994283273&id=100009491927869

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles