Site icon Prishtinapress

Luta: Raporti i komisionit për matjen e territorit, joprofesional

Agron Luta, anëtar i Komisionit për matjen e territorit është shprehur kundër raportit që ka nxjerrë ky komision.

Luta ka thënë se deri më tani nuk kanë dashur të deklarohen pasi marrëveshja ishte që të deklarohet vetëm zëdhënësi i Komisionit, mirëpo këtë e kanë bërë pasi vërejtjet e tyre nuk janë marrë parasysh.

“Atëherë duhet të deklarojmë atë që kemi thënë edhe dje në komision se nuk pajtohemi me vlerësimin e raportit nga ana profesionale. Raporti është joprofesional”, ka thënë Luta.

Ndryshe, Komisioni i ekspertëve për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, në publikimin e draft-raportit të parë rreth gjetjeve të Demarkacionit ka konstatuar se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës.

Exit mobile version