Lushtaku: Nuk kam pritur që në partinë e Albin Kurtit të jenë një pjesë e udbashëve

0
20

Sami Lushtaku në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka komentuar profilet e disa personaliteteve kryesore politike në Kosovë.

Presidentin Thaçi Lushtaku e ka konsideruar politikanin më të duhur të këtij vendi.

“E respektojë Thaçin, e çmojë, e kam mik, nuk e di ai sa më ka mik por është politikan i aftë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

E pyetur nëse PDK-ja ka qenë më mirë me Thaçin apo Veselin, Lushtaku Thotë se të dy janë të mirë por Thaçi është politikan më i mirë.

“Edhe Kadri Veseli është një prej liderëve të mirë të Kosovës”.

Për Ramush Haradinajn ai ka thënë se respekton dhe çmon rolin në luftë por thotë se ka dilema për rolin e tij në politikë.

Duke folur për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Lushtaku thotë ai e ka vizituar pasi kishte dalë nga burgu në vitin 2004.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës thotë se ka pasur respekt për Kurtin si lider i Lëvizjes Vetëvendosje, por sipas tij gjërat kanë ndryshuar kur “Kurti është bërë strehë e njerëzve si Shkelzen Gashi”.

“Nuk kam pritur që njerëzit e Albin Kurtit të shajnë UÇK-në dhe të tentojnë ta kriminalizojnë UÇK-në. Nuk kam pritur që brenda subjektit të tij politik të jenë një pjesë e udbashëve dhe e njerëzve që urrejnë UÇK-në. Sepse unë mendoj se duke urrejtur UÇK-në urrejnë edhe Kosovën”.

Lushtaku thotë se flamurin e lëshoi Vetëvendosje dhe vet Albin Kurti.