Site icon Prishtinapress

LUMI “LEPENC” ME PAMJE TË RE, NGA SOT EDHE ME TROFTË

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten dorëzoi lumin “Lepenc” tek ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për mbikëqyrje të mëtutjeshme, pas rehabilitimit të tij në kuadër të ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Me këtë rast, lumi u pasurua edhe më peshq të llojit Troftë.

Ministri Lekaj tha se akti i sotëm është shembull i mirë për qytetarët se si  duhet ta trajtojmë ambientin duke e mbajtur të pastër atë. Ai shtoi se krahas projekteve gjigante infrastrukturore, MIT është e përkushtuar që të mos e degradojë natyrën, por të ndihmojë në rehabilitimin e saj sa herë që ka nevojë. Ndërsa nga ministri Matoshi, kërkoi që të vazhdojë punën në ruajtje të këtij lumi, por edhe të tjerëve.

Ministri Fatmir Matoshi, e falënderoi ministrin Lekaj dhe dikasterin që ai drejton për punën e shkëlqyer në rehabilitimin e kësaj pjese të lumit “Lepenc”.

Shtrati i lumit “Lepenc” në gjatësi prej gjashtë kilometrash është i trajtuar me materiale natyrore të zonës, kurse që nga rehabilitimi i tij është vërejtur rikthim i florës dhe faunës së kësaj zone. Njëkohësisht lumi është pastruar nga mbeturinat dhe mbetjet urbane që ishin prezente para fillimit të punimeve.

Exit mobile version