Site icon Prishtinapress

Lumezi jep detaje për aksionin e sotëm: U konfiskuan 400 kg kokainë në vlerë 20 milionë euro

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka dhënë detaje për sekuestrimin e rreth 400 kilogramëve drogë të llojit kokainë.

Lumezi në një konferencë për media thotë se aksioni është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, autoritetet shqiptare dhe ato italiane.

“Janë konfiskuar 400 kilogram narkotikë të llojit kokainë, vlera e së cilës arrin rreth 20 milionë euro. Po ashtu janë sekuestruar vetura dhe të holla që do të na nevojiten si prova në hetimet e me tejme”, tha ai.

“Gjatë fazës së hetimeve janë përdoruar masat e fshehta ku janë përcjellë lëvizjet nga Brazili, në Itali, Durrës e më pas në Republikën e Kosovës”.

Kryeprokurori i Shtetit thotë se puna e përbashkët u ka dhënë mesazhin grupeve kriminale se ato do të përballen patjetër me drejtësinë.

“Në këtë rast kemi bashkëpunuar me partnerët tonë pasi krimi tejkalon kufijtë e shtetit”, deklaroi ndër të tjera Aleksandër Lumezi.

Exit mobile version