15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Lul Raka tregon kriteret për lehtësimin e masave kundër COVID-19

Mikrobiologu Lul Raka ka folur për gjendjen aktuale me coronavirus në Kosovë dhe kriteret që duhet të përmbushen në rast të lehtësimit të masave pas datës 4 maj.

Ai në një intervistë në televizionin publik ka thënë se situata me coronavirus është e menaxhueshme dhe se shifrat aktuale prej mbi 700 raste të konfirmuara janë të pritura.

Raka paralajmëron se nëse nuk iu përmbahemi këshillave për distancë sociale, pas lehtësimit të masave, kjo mund të kthehet me shtim me numër më të madh në fazën e dytë ashtu sikurse ka ndodhur në disa vende tjera të botës.

“Edhe pas 4 majit, duhet të kemi parasysh se distanca sociale dhe higjiena e duarve duhet të vazhdojë”, ka thënë ai.

Raka ka folur edhe për kriteret që duhet plotësuar para se të kalohet në zbutjen e masave parandaluese kundër përhapjes së COVID-19.

“Kriteri i parë është ai epidemiologjik që tregon se përhapja e sëmundjes është e menaxhueshme nga institucioneve shëndetësore”, ka thënë Raka, duke shtuar se në këtë drejtim Kosova qëndron mirë pasi gjendja është e menaxhueshme.

Kriteri i dytë ka të bëjë me kapacitetet e mjaftueshme të sistemit shëndetësor, numri i shtretërve dhe kujdesi intensiv, të ketë personel të mjaftueshëm mjekësor për t’u përkujdesur për pacientët në spital dhe ata që ndodhen në vetizolim. Ndërsa kriteri i tretë është kapaciteti i duhur për monitorin, përfshirë testimin, gjurmimin e kontakteve dhe personave të prekur me COVID-19.

Sipas tij mungesa e një numri më të madh të testimeve ditore ka të bëjë me mungesat në nivel global dhe vështirësi në furnizime në këtë drejtim.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles