Site icon Prishtinapress

Lufta kundër mashtrimeve e korrupsionit, Kosnett sfidon ministritë dhe komunat e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka kërkuar nga ministritë dhe komunat e Kosovës që të publikojnë procedurat për raportimin dhe hetimin e pretendimeve për mashtrim dhe korrupsion.

Kosnett thotë se është mjaft i interesuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë.

Ai në një shkrim në rrjetin social Twitter, në internet, thotë se sfidon komunat dhe ministritë t’i publikojnë procedurat e tyre për rastet e tilla.

“Kohët e fundit kemi publikuar linjën tonë për raportimin e supozuar të parregullsive në punësimin dhe prokurimin e Ambasadës. Ne sfidojmë ministritë dhe komunat e Kosovës që të publikojnë procedurat e tyre për raportimin dhe hetimin e pretendimeve për mashtrim dhe korrupsion”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Exit mobile version