Site icon Prishtinapress

Lufta kundër COVID-19, Australia mbyll kufijtë për herë të pas pas 100 viteve

Kufijtë mes dy shteteve më të populluara në Australi, Victoria dhe New South Wales, nga sot do të mbyllen për t’u luftuar përhapja e mëtejme e COVID-19, ka njoftuar i pari i Victoria, Daniel Andrews.

Siç raporton Reuters, kjo është hera e parë në 100 vitet e fundit që këta kufij po mbyllen – për herë të fundit ishin mbyllur në vitin 1919 në kohën e pandemisë së gripit spanjoll, transmeton Telegrafi.

Numri i të sëmurëve nga coronavirusi është rritur dukshëm ditëve të fundit në Melbourne, ku si pasojë ka detyruar autoritetet të urdhërojnë distancimin social, kurse 30 qyteza të futen në karantinë.

Mbyllja e kufijve në mes dy shteteve ka hyrë në fuqi pas orës 12, ndryshe Victoria kufizohet me New South Wales.

Exit mobile version