Ish-kampioni i Evropës në boks, Luan Krasniqi i është gëzuar lajmit për vendimin e Gjykatës së Colmar për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Është kënaqësi kur njeriu dëgjon për triumfin e drejtësisë evropiane por, edhe për triumfin e legjendës Ramush Haradinaj”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Me ju miq të mi, po i ndaj këto foto nga takimi i paradokohshëm me mikun tim në Francë”, ka përfunduar Krasniqi.