Site icon Prishtinapress

Loredana Zefi vjen për herë të parë me këngë në gjuhën shqipe

Ajo prej vitesh jeton dhe vepron mes Zvicrës e Gjermanisë dhe thuajse të gjitha projektet deri më tani i ka publikuar në gjuhën gjermane.

Fjala është për reperen Loredana Zefi, e cila vazhdon të jetë shumë e kërkuar edhe në tregun muzikor shqiptar.

Artistja, e cila shquhet për vokalin e veçantë, këtë herë do të vjen me një këngë tërësisht në shqip.

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me fansat në InstaStory, të cilin fillimisht e publikoi në TikTok.

“Nëse don don don, baby hajde me mu”, thotë në një pjesë të prezantuar nga projekti.

Duket se mezi po pritet nga fansat që ka në trojet shqiptare, reagimet e të cilëve ishin shumë pozitivë.

Loredana po ashtu ka nisur punën edhe për një album të ri në bashkëpunim me partnerin e saj, Mozzik, me të cilin është ribashkuar sërish.

Exit mobile version