Site icon Prishtinapress

Lojërat tradicionale të Rugovës shënohen me shumë aktivitete

Lojërat tradicionale të Rugovës janë lojëra popullore, karakteristik etno-kulturore e trevës së Rugovës që prezantojnë llojllojshmërinë e traditave, zakoneve dhe dokeve të kësaj ane.

Në këto lojëra bëjnë pjesë shkathtësitë fizike, lojërat luftarake të burrave, lojërat humoristike, dëfryese e këngët dhe valët tradicionale.

Mal Kapllan Nikçi, si njëri ndër më të vjetrit në publik ka thënë se në kohën e tij ishte shumë i vështirë organizimi i këtyre lojërave.

“Këto lojëra janë tradita shumë të vjetra. Në vitin 1947 vëllai im ka formuar ansamblin autokton “Rugova”. Në atë kohë kemi pasur shumë  vështirësi në sigurimin e gardërobës. E kemi mbajt aktivitetin më shumë vështirësi, tash është mirë duke shkuar puna. Lojërat janë mbajtur të vendi i quajtur “Bregu i Zenel Agës”. Ky tubim na ka mbetur traditë”, shprehet për RTV Dukagjinin, Mal Kapllan Nikçi.

.

Kësaj radhe fshati Stankaj ishte Nikoqir i shumë qytetarëve nga brenda dhe atyre nga diaspora që shkuan nga afër t’i përcjellin këto lojëra.

Njëra nga këto lojëra ishte rrëzimi i duarve ku kishte interesim të madh nga të pranishmit. Kampion në këtë disiplinë u shpall Kujtim Qorraj.

“Ndihem mirë, gara ka qenë mjaft e fortë. Është hera e dytë që marr pjesë. Këtë vit arrita të zë vendin e parë”, shprehet Kujtim Qorraj, përcjell Telegrafi.

I pranishëm në ngjarje ishte edhe Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili përgëzoi organizatorët dhe u uroi fat garuesve.

“Më mbetet vetëm t’u përgëzoj për organizim dhe t’u uroj sukses garuesve. Urime dhe paçim gjithmonë kësi lloj lojërash”, deklaroi Gazmend Muhaxheri.

Të kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve të shumtë ishin edhe organizatorët.

Kjo është hera e 28 që organizohet këto lojëra tradicionale në Rugovë, dhe sipas organizatorëve ngjarja do të zhvillohet edhe shumë herë të tjera.

Exit mobile version