Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi të bërë në Facebook ka treguar se sot është takuar me të parin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Lladrovci ndër të tjera shkruan se pushteti lokal është sfidë, për aq sa i kuptojmë realisht çështjet që i mundojnë qytetarët tanë.
Ky është postimi i plotë i tij:
Takimi me Shpendin është çdo herë edhe i mirë, edhe prodhor, sepse ka efekte që ma vonë ju dëgjohet krisma. Pushteti lokal është sfidë, për aq sa i kuptojmë realisht çështjet që i mundojnë qytetarët tanë.
U zotova se do ta pres së shpejti në Drenas dhe do ta testojmë mikpritjen tradicionale të Drenicës. Pavarësisht sfidave të metropolit, edhe ne në komunat tjera u kemi dhënë rrugë disa problemeve të pushtetit lokal duke realizuar pritshmëritë e qytetarëve. Vera shkon shpejt!