Site icon Prishtinapress

Lladrovci propozon tre personalitete për qytetarë nderi të Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci për mbledhjen e legjislativit e cila është thirrur për të mërkurën, ka propozuar që të shpallen qytetarë nderi të Komunës së Drenasit tre personalitete të shquara.

“Propozim për qytetarë nderi është Presidenti i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij, Bujar Nishani, ministrja e Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, zonja Mimi Kodheli dhe zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Ranier Wieland:, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Propozimet e kryetarit Lladrovci për shpalljen e qytetarë nderi për tre personalitetet e shquara e ka marr për arsye të kontributit të tyre për Republikën e Kosovës.

Exit mobile version