Site icon Prishtinapress

Lladrovci pezullon 4 zyrtarë ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pezulluar katër zyrtarë komunal-shërbyes civil, kundër të cilëve është ngritur aktakuzë.

Këtë veprim, Lladrovci e ka bërë duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, nenit 69, pika I.1, I.2 I.3 dhe pika II, me 50 për qind të pagës dhe rekomandimeve të Agjencionit Kundër Korrupsionit.

Pezullimi mbetet nw fuqi deri sa të përfundon aktakuza ndaj zyrtarëve. Po ashtu, këto veprime kërkohen (sipas Ligjit) edhe për të qenë pjesëmarrës në garën për mjedis të pastër dhe projekte të tjera që janë në interes të përgjithshëm për Komunën e Drenasit”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version