9.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci: Grupit Parlamentar të PDK-së në Asamblenë e Drenasit, i bashkohet asambleistja e tetë

Nga fillimi i qeverisjes së Kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit, Grupit Parlamentar të PDK-së, iu kanë shtuar 8 (tetë) asambleistë nga partitë tjera dhe iniciativat qytetare të kësaj asambleje. Së fundmi, Grupit parlamentar të PDK-së, iu bashkua asambleistja Fitore Morina, duke e bërë grupin parlamentar të kësaj partie edhe më të fuqishëm.

Këtë e bëri të ditur z. Lladrovci, i cili në rrjetin social ka theksuar se puna e tij ka ndikuar “të bindën edhe shumë qytetarë por edhe asamblistë nga subjektet tjera, duke iu bashkuar konceptit të qeverisjes së proklamuar dhe të zbatuar pikë për pikë. Prandaj, sot, Grupi Parlamentar i PDK-së, nga fillimi i qeverisjes, është shtuar me 8 asamblistë”.

Ja postimi i plotë i z. Lladrovci në fb:

Në Asamblenë komunale, Grupit Parlamentar të PDK-së, iu bashkua edhe një asambleiste, Fitore Morina. Kur e kam marrë përsipër qeverisjen lokale, kam filluar që premtimet e dhëna, t’i zbatojë. Të gjitha ato arrita t’i realizojë, në bashkëpunim me zyrtarët e komunës dhe drejtorët e departamenteve, duke zbatuar ligjin, duke respektuar transparencën dhe llogaridhënien.

Për këto suksese, u bindën edhe shumë qytetarë por edhe asamblistë nga subjektet tjera, duke iu bashkuar konceptit të qeverisjes së proklamuar dhe të zbatuar pikë për pikë. Prandaj, sot, Grupi Parlamentar i PDK-së, nga fillimi i qeverisjes, është shtuar me 8 asamblistë. Ne do të vijojmë të bëjmë më të mirën për qytetarët tanë. Mirë se vjen, znj. Fitore Morina!

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles