Site icon Prishtinapress

Lladrovci: Ende nuk kemi informacion zyrtar se i infektuari është banor i Drenasit

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se ende nuk kanë pranuar asnjë informacion zyrtar se në këtë komunë është shënuar rasti i parë me koronavirus.

Lladrovci deklaroi se i ka bërë thirrje drejtorit të IKSHPK-së për të dhënë më tepër detaje rreth rastit të kësaj komune për të cilin u raportua se ka rezultaur pozitiv me Covid-19.

Kjo sipas tij në mënyrë që të merren masa në mbrojtje të qytetarëve ndaj kësaj pandemie.

Megjithatë raportimin e IKSHPK-së, se ka një person me koronavirus me vendbanim në Drenas, Lladrovci e arsyetoi me procedurën e dokumentave të vendbanimit.

”Si komunë asnjë rast nuk e kemi pasur në Qendrën Klinike Infektive për analizë po besojmë që personi që është identifikuar me leternjoftim si qytetar i Drenasit, mund të jetë banor i një qyteti tjetër”, tha ai për Klan Kosovën.

Lladrovci ka apeluar tek banorët  e komunës që ai drejton që të mos ketë panik pasi të gjitha masat preventive do të merren sipas situatës së krijuar.

Ai ka ftuar për kujdes të shtuar në mënyrë që të ketë sa më pak raste ndaj koronavirusit.

Exit mobile version