18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci dhe Jashari takojnë presidentin Meta dhe kryetarin e Tiranës, Veliaj

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrocvi dhe kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë ku janë pritur në takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe janë pritur po ashtu edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë kësaj vizite të parë zyrtare si dy kryetar të porsazgjedhur të Komunës së Drenasit dhe të Skënderajt, kanë vendosur kurora lulesh pranë shtatores së Komandantit legjendar, Adem Jashari.

Vizita ishte shumë e mirëseardhur, sepse u shpreh gatishmëri për lidhjen e bashkëpunimit ndërmjet komunave të Kosovës dhe institucioneve të Shqipërisë, bashkëpunimin ndërkomunal si dhe begatimin e agjendave të interesit të përgjithshëm.

Më poshtë gjeni publikimin e kryetarit Lladrovci në rrjetin social: 

Sot, bashkë me kryetarin e Skënderajt, Z. Bekim Jasharin, kemi zhvilluar një vizitë në Tiranë, ku u pritem nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta.

Gjatë kësaj vizite të parë zyrtare, kemi vendosur kurora me lule pranë shtatores së Komandantit legjendar, Adem Jashari.

Po ashtu, kemi takuar edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj.
Takimin e përbashkët me Presidentin e Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta, me Kryetarin e Skënderajt, Bekim Jasharin e vlerësuam si takim shumë të përzemërt dhe përmbajtjesor. Aty paraqitem disa çështje të cilat u mirëpriten nga Z. President, të rëndësishme për Drenasin dhe Skënderajn.
Bashkëpunimi ndërkomunal, dy komunat që përbëjnë tërësinë e Drenicës, kanë nevojë për partneritete të dobishme për komunat dhe qytetarët e komunave përkatës dhe të kenë vendin që meritojnë në gjeografinë shqiptare.
Drenica është zonë e interesit të veçantë dhe mirëpresim iniciativat që çojnë përpara këtë zonë, duke e bërë të zhvilluar, me perspektivë për të rinjtë, punësim, sport, kulturë dhe veprimtari të tjera.
Mirëpresim gatishmërinë për lidhjen e bashkëpunimit ndërmjet komunave tona dhe institucioneve të Shqipërisë, bashkëpunimin ndërkomunal si dhe begatimin e agjendave të interesit të përgjithshëm.
Falënderojmë Presidentin e Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta për mikpritjen e sinqertë.
Po ashtu, falënderojmë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles