Site icon Prishtinapress

Lista serbe shtyn për kohë të pacaktuar seancën për murin në Mitrovicë

Seanca e paraparë në Kuvendin Komunal në Mitrovicën Veriore me vetëm një pikë të rendit të ditës “Miratimi i projektit të rregullimit urban të zonës së këmbësorëve në rrugën ‘Mbreti Petar I’, në pajtim me marrëveshjen e Brukselit”, me të cilin edhe zyrtarisht pritej legalizimi i muri të ndërtuar në atë pjesë është anuluar me kërkesë të Listës Serbe.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin shefi i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin e Mitrovicës së veriut, Bashkim Cimili.

Ai tha se gjatë orëve të mbrëmjes ju ka ardhur një email me vetëm një fjali, për anulimin e seancës me kërkesë të Listës Serbe.

“Nuk na kanë dhënë sqarim më shumë se pse e kanë shtyrë këtë seancë”, ka thënë Cimili për Telegrafin.

Ndryshe,  kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, kishte paralajmëruar që hapja e urës mbi lumin Ibër, e paraparë për 20 janar nuk do të ndodhë, pasi që ka mbetur peng i murit.

Exit mobile version