Site icon Prishtinapress

Lirohen shtatë shtetasit çekë dhe një serb që planifikonin ta lëshonin dronin në ndeshjen Kosovë – Republika Çeke

Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë liruar shtatë shtetasit çekë dhe një serb që planifikonin ta lëshonin dronin me mbishkrime “Kosova është Serbi” në ndeshjen Kosovë – Republika e Çekisë dy ditë pas arrestimit.

Në mesin e të arrestuarve janë gjashtë meshkuj dhe dy femra, të cilëve iu ka konfiskuar një dron dhe disa banera me mbishkrime në gjuhën serbe.

Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se tetë tifozët janë liruar në konsultim me prokurorinë.

“Lidhur me shtatë shtetasit nga Republika e Çekisë dhe njërit me nënshtetësi nga Serbia, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime sipas procedurave ligjore, u janë konfiskuar disa pajisje dhe në konsultim me prokurorinë janë liruar dje, të njëjtit janë trajtuar edhe sipas ligjit për të huajt, ku të njëjtëve iu janë shqiptuar edhe gjobat bazuar në këtë ligj”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Exit mobile version