Site icon Prishtinapress

Lirohen për qarkullim sheshet në Prishtinë

Pas disa javësh mbyllje, sheshet e Prishtinës nga sot do të jenë të lira për qarkullim.

Shiritat të cilët ishin vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”,  “Nënë Tereza”, “Skënderbeu” dhe në sheshin “Adem Jashari”, tashmë janë larguar dhe qytetarët mund të lëvizin lirshëm, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Prishtina ishte në karantinë për disa javë, ndërsa nga karantina doli më datën 2 maj, pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në kryeqytet deri tani janë konfirmuar 81 raste pozitive me COVID-19, ndërsa gjithsej në Kosovë 919./Telegrafi/

Exit mobile version