Site icon Prishtinapress

Limaj uron SHBA-të për Ditën e Pavarësisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më rastin e 4 Korrikut, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.

Limaj thotë se bashkë me SHBA-të feston e gjithë bota liridashëse dhe të gjitha shtetet që përfaqësojnë vlerat e SHBA-ve.

 

 

Sipas Limajt, qytetarët e Kosovës do t’i jenë përjetë mirënjohës SHBA-ve për kontributin e vazhdueshëm të dhënë për vendin.

“Kosova është e bekuar që ka miqësi me SHBA-te dhe miqësia me ta do të jetë e përjetshme”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Exit mobile version