Site icon Prishtinapress

Limaj për vdekjen e Prof. Dr. Mujë Shalës: Prehu në paqe miku im!

Lajmi për vdekjen e Prof. Dr. Mujë Shalës e ka pikëlluar kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ky i fundit ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se ka pasur fatin të njihet për një kohë të gjatë më të. Limaj thotë se Dr. Shala ka përgatitur gjenerata të tëra të studentëve në UP si profesor në Fakultetin e Mjekësisë.

“Përveç kontributit në UP, Prof. Dr. Mujë Shala ishte shembulli më i mirë i një mjeku të përkushtuar, i cili ka hedhur themelet e Pediatrisë duke ia kushtuar gjithë jetën shëndetit të fëmijëve të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’. Më tutje, Limaj ka shkruar se gjatë kohës së luftës në Kosovë, prof. Muja iu përgjigj zërit të atdheut dhe nevojës që kërkonte koha duke u angazhuar në radhët e UÇK-së. “Profë do të na mungojnë urtësia, zemërgjerësia dhe këshillat tuaja. Prehu në paqe miku im! Lavdi jetës e veprës tënde”, thuhet në ngushëllimin e Limaj.

Prof. Dr. Mujë Shala ndërroi jetë gjatë ditës së sotme. Nesër në ora 11:00 do të mbahet mbledhje komemorative në Fakultetin e Mjekësisë. Ndërsa varrimi në ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës. Postimi i plotë i Limajt: Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e mikut tim, Prof. Dr. Mujë Shalës. Me Prof. Mujën kisha fatin të njihesha për një kohë të gjatë. Dr. Shala ka përgatitur gjenerata të tëra të studentëve në Universitetin e Prishtinës si profesor në Fakultetin e Mjekësisë.

Përveç kontributit në UP, Prof. Dr. Mujë Shala ishte shembulli më i mirë i një mjeku të përkushtuar, i cili ka hedhur themelet e Pediatrisë duke ia kushtuar gjithë jetën shëndetit të fëmijëve të Kosovës.

Gjatë kohës së luftës në Kosovë prof. Muja iu përgjigj zërit të atdheut dhe nevojës që kërkonte koha ku u angazhua në radhët e UÇK-së, në spitale ushtarake në zonat e luftës, ku edhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mjekimin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës civile të asaj zone. Profë do të na mungojnë urtësia, zemërgjerësia dhe këshillat tuaja. Prehu në paqe miku im! Lavdi jetës e veprës tënde! FL!.

Exit mobile version