Site icon Prishtinapress

Limaj pas takimit me Mustafën e Haradinajn: S’ka mospajtime mes partnerëve, duhet koordinim më i madh për dialogun

Ka përfunduar takimi mes partnerëve të koalicionit qeverisës, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj.

Pas takimit, Limaj para mediave tha se nuk ka mospajtime mes partnerëve, por duhet të ketë vetëm koordinim më të madh sa i përket temës së dialogut Kosovë-Serbi.

“Ka nevojë për koordinim më të ngushtë mes partnerëve. Është gatishmëri e të gjithëve që të ecim përpara. Ne jemi të kënaqur me paraqitjen e fundit të delegacionit kosovarë në SHBA. Kosova nuk guxon më të hup, duhet koordinim. Është momenti i fundit ku kërkohet pjekuri politike. Të bashkohemi ta përmbyllim këtë temë, sepse edhe qytetarët janë lodhur”, ka thënë ai para mediave.

Limaj deklaroi se dialogu me Serbinë do të mbyllej para tri viteve, sikur të gjithë të ishin të fokusuar në të.

Ndërkaq, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj shkurtimisht para mediave tha se i kanë sqaruar të gjitha rreth dialogut me Serbinë.

“Unë i kam ftuar në takim dhe kemi biseduar për dialogun, besoj se ka qenë një takim i dobishëm”, u shpreh ai.

 

Exit mobile version