Site icon Prishtinapress

Limaj optimist se do të gjendet një zgjidhje e mirë për taksën rrugore

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka bërë me dije se gjatë vizitës së tij në Tiranë ka pasur takime me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe përfaqësues tjerë të lartë të shtetit shqiptarë. Temë e këtyre takimeve, Limaj thotë se ka qenë vendosja e taksës në rrugën e Kombit.

Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka bërë me dije se ka parë vullnet të kryeministri Rama për të gjetur një modalitet të taksës, i cili nuk do ta rendonte qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në këtë rrugë.

“Unë pres shumë shpejt qe Qeveria Shqiptare të dalë me një modalitet i cili merr në konsideratë interesat e biznesit Kosovë-Shqipëri dhe shqetësimet e qytetarëve”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

Në vizitën time në Tiranë kam pasur takime me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Temë e këtij takimi ishte edhe vendosja e taksës për ata që kalojnë në “Rrugën e Kombit”.
Më kënaqësi mund të them se pashë një gatishmëri të kryeministri Rama për ta gjetur një modalitet të taksës, i cili nuk do ta rendonte qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në “Rrugën e Kombit”.

Të njëjtin vullnet e pashë edhe në takimin e përbashkët që pata me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, ministrin e Financave dhe Shefin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Unë pres shumë shpejt qe Qeveria Shqiptare të dalë me një modalitet i cili merr në konsideratë interesat e biznesit Kosovë-Shqipëri dhe shqetësimet e qytetarëve.

Exit mobile version