24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Limaj në Tiranë, merr mirënjohje nga ‘Shoqata Çamëria’

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pranuar një mirënjohje nga Shoqata Çamëria në hapjen e ‘Javës Çamë’ që po mbahet në Tiranë.

Përveç, Limajt me mirënjohje janë nderuar edhe ish presidentet Bujar Nishani, Aleksander Moisiu dhe publicisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti.

Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se është koha që tani në Ballkan të gjitha çështjet e hapura nga e kaluara të marrin adresimin e merituar siç është edhe çështja e të drejtave të shqiptarëve që kanë jetuar në Greqi.

“Natyrisht në të gjithë presim që gjatë bisedimeve Shqipëria dhe Greqia të përmbyllin edhe këtë çështje duke respektuar të drejtat e njeriut”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme që në Tiranë të pranoja mirënjohje nga Shoqata “Çamëria”.

Ky është një nder i madh për mua.

Është koha tani që në Ballkan të gjitha çështjet e hapura nga e kaluara të marrin adresimin e merituar siç është edhe çështja e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Greqi.

Natyrisht, ne të gjithë presim që gjatë bisedimeve, Shqipëria dhe Greqia ta përmbyllin edhe këtë çështje duke i respektuar të drejtat e njeriut.

FL

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles