Site icon Prishtinapress

Limaj kërkon mbështetjen e partive socialdemokrate evropiane për liberalizimin e vizave

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj po merr pjesë në konferencën e organizuar nga Partisë Socialdemokrate Evropiane, takim ky i cili po mbahet në Tiranë.
Limaj më këtë rast ka kërkuar ndihmën e partive socialdemokrate evropiane në procesin e Kosovës për liberalizim të vizave dhe rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

“Kosova po angazhohet të jetë pjesë e BE-së dhe fatkeqësisht është i vetmi vend i cili është i izoluar dhe vazhdon të jetë i izoluar. Qëndrimet që i dëgjuam sot janë inkurajuese dhe ne presim që PES të mbështet fuqishëm Kosovës të marrë liberalizimin e vizave dhe të vazhdojmë rrugën drejtë integrimeve evropiane”, ka thënë ndër të tjera Limaj.


Më tutje, Limaj ka thënë se partia të cilën ai e drejton është e interesuar të promovojë vlerat e përbashkëta socialdemokrate dhe në këtë drejtim ai ka kërkuar ndihmën e partive simotra evropiane.

“Ne si parti në Kosovë po kalojmë atë që keni kaluar si parti të Ballkanit Perëndimor dhe ju e dini më çka jeni ballafaquar. Eksperienca të cilën keni kalu ju është shumë më rëndësi t’i ndani me ne. Si parti që shtyjmë dhe promovojmë vlerat socialdemokrate dhe ne kërkojmë mbështetje për të shpërndare këtë frymë edhe në vendin tonë”, ka shtuar Limaj.
“Shpresoj ta kemi këtë ndihmë për të rritur frymën socialdemokrate edhe në Kosovë dhe kështu bashkë të inkuadrojmë edhe këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Exit mobile version