Site icon Prishtinapress

Limaj: Futja në karantinë e Veriut, cenim i sovranitetit të vendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pasi qeveria serbe ka vendosur t’i fusë në karantinë komunat veriore të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se ky veprim është cenim dhe shkelje e rëndë e sovranitetit të Kosovës.

“Futja në karantinë e komunave veriore të vendit me vendim të qeverisë serbe është cenim dhe shkelje e rëndë e sovranitetit të Kosovës”.

“Veriu dhe çdo pjesë e Kosovës mund të izolohet vetëm me vendim të institucioneve të vendit, nëse paraprakisht vlerësohet se është e nevojshme një gjë e tillë”.

“Shqetësuese është edhe heshtja e kryeministrit në largim duke u sjellë sikur nuk ka ndodhur asgjë”.

Exit mobile version