1.1 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Limaj fton pozitë e opozitë të bëhen bashkë për rritur cilësinë në Arsim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka ftuar pozitë e opozitë njerëz profesionist që të gjithë të bëhen bashkë dhe të kontribuojnë për të përmirësuar cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet.

“Është koha të ua japim mundësinë njerëzve profesionist pavarësisht bindjeve politike dhe ne jemi shumë të hapur në këtë drejtim dhe kërkoj ndihën e të gjitha grupeve parlamentare pozitë e opozitë dhe njerëzit që e duan këtë vend ejani të ulemi bashkë dhe të bëjmë intervenimet e nevojshme që do ta ngritin cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet. Eja të bëhemi bashkë në këso tema dhe t’i japim mbështetje njerëzve që kanë profesionalizimin e nevojshëm për ta dërguar në një fazë tjetër cilësinë e arsimit në Kosovë. Kjo është përpjekja dhe angazhimi ynë”, ka thënë Limaj në seancën e sotme në Kuvend.

Më tutje Limaj ka thënë se ky moment duhet të shërbejë si një rinisje ku të gjithë do të bëhen bashkë dhe do të bëhen pjesë e pandalshme e kontributit për të përmirësuar gabimet dhe lëshimet që janë bërë në arsim.

Limaj shtoi se fakti se Kosova është pjesë e një Agjensie ndërkombëtare nuk nënkupton se Arsimi është mirë në vend.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles