6.2 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Limaj: Akti i vjedhjes së thesarit është kriminal, veshja ndaj një partie politike është raportim i papërgjegjshëm

Kryetari i partisë Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj në emisionin ‘Rubikon” në Klan Kosova, ka thënë se nuk e njehë Kadri Shalën, për të cilin thuhet se është anëtarë i kryesisë së NISMËS nga fshati Llapushnik.

“Kadira është shqiptarë, nuk mund të themi se krejt shqiptarët janë Kadria dhe ky lloj i raportimit është i pa pranueshëm, ne duhet të shikojmë sistemin, identifikimi se është i një partie është jo profesional dhe tendencioz”, ka thënë Limaj. 

Ai ka thënë se pret që hetimet që të shkojnë thellë, sepse është prekur thesari i shtetit, për me tepër se akti, duhet të shikohet se çka në të vërtet nuk ka funksionuar. 

“Ky është një veprim kriminal dhe duhet të dënohet, kjo është një çështje shumë serioze dhe ai që ka shkelë ligjin duhet të përgjigjet para ligjet, e jo t’ia veshësh një partie politike. Unë e kam një djalë 30 vjeçar dhe secili veprim i tij është përgjegjësi personale e tij”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se ky sistem është lavdëruar dhe duhet të hetohet, sepse ai sistem lë gjumë, nëse bëhet veprime të tilla nuk mund të bëhen veprime pa u lënë gjurmë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles