Site icon Prishtinapress

Ligji për ndalimin e lojërave të fatit ende nuk i ka shkuar presidentit për dekretim

Në Kosovë më nuk do të ketë lojëra të fatit.

Kjo pas miratimit në dy lexime të Ligjit për ndalimin e tyre, shkruan lajmi.net.

Shkas për hartimin e tij u  bënë dy vrasje që tronditën Kosovën, e që të dyja si viktimë kishinë punëtorë të kazinove.

Mirëpo, i njëjti nuk është dërguar ende në Presidencë.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga vetë zyra për informim e Presidentit Thaçi.

Kësisoj, Kuvendi i ka 10 ditë afat kohë për dërgimin e ligjit në presidencë.

Pas kësaj,  presidenti Thaçi duhet të vendosë brenda 8 ditëve për dekretimin ose jo të atij ligji.

Nëse brenda afatit ligjor nuk ka përgjigje nga presidenti,  atëherë ligji konsiderohet si i dekretuar dhe i njëjti shpallet në gazetën zyrtare.

Në ndërkohë, Shoqata e Kompanive të Lojërave të Fatit ka kërkuar nga presidenti që mos dekretojë ligjin.

Sipas tyre, rreth 4 mijë persona do të mbesin pa punë pas mbylljes së lojërave të fatit.

Exit mobile version