Site icon Prishtinapress

Liderët e shtetit në Tiranë, takim urgjent me Edi Ramën

Liderët e shtetit sonte kanë udhëtuar urgjentisht për në Tiranë.

Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, zv/kryeministrat Fatmir Limaj e Dardan Gashi, do të zhvillojnë takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Një takim i tillë nuk është paralajmëruar më parë ndërsa burimet e Indeksonline thonë se takimi do të zhvillohet sonte dhe ka të bëjë ekskluzivisht me dialogun Kosovë-Serbi.

Exit mobile version