Site icon Prishtinapress

Liderët e partive të koalicion mblidhen në Qeveri

Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë parë duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë ku pritet të nisë takimi në mes te krerëve të partive në koalicionin qeverisës me kryeministrin i Kosovës, Avdullah Hoti.

Aty pritet të diskutohet rreth dialogut me Serbinë dhe takimit që pritet të mbahet mes palëve më 4 shtator ne Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Hoti një ditë më parë përmes një postimi në Facebook ka thënë se bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atë të Nismës, Fatmir Limaj, do të bisedohet për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Washingtonit.

“Ndërkaq, në orën 15:00 takohem me Mustafa, Haradinaj dhe Limaj për t’i informuar për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Uashingtonit, si dhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit”, ka shkruar Hoti.

Exit mobile version