16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Liderët botërorë mblidhen sot në ndihmë të Libanit

Vetëm 5 ditë pas shpërthimit të tmerrshëm në Bejrut që i mori jetën të paktën 158 personave dhe plagosi mbi 5 mijë të tjerë, këtë të diele do të zhvillohet një samit për t’i ardhur në ndihmë vendit.

Takimi do të zhvillohet përmes videos online dhe do të fillojë në orën 14:00 me orën lokale.

Zyrtarët e Libanit shprehen se dëmi që shkaktoi shpërthimi kap afërsisht shifrën e 15 miliardë dollarëve.

Gjithashtu në takim do të jetë dhe Presidenti amerikan Donald Trump. Këtë videokonferencë donatorësh e thërriti Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Liban ditën e enjte (6 gusht).

Gjatë ditës së djeshme, Libani është përfshirë nga protesta masive ku qindra qytetarë dolën nëpër rrugë dhe u përplasën me policinë.

Kryeministri i vendit Hassan Diab deklaroi në një intervistë televizive se është i gatshëm për të shkuar në zgjedhje të parakohshme duke e parë si një mënyrë për të nxjerrë Libanin nga kriza.

Edhe përpara shpërthimit të tmerrshëm, Libani po vuante ende pasojat nga koronavirusi./Ora News/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles