Site icon Prishtinapress

Liburn Aliu i kërkon Thaçit të bëjë marrëveshje me shkrim me liderët e Luginës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që të nënshkruajë një marrëveshje me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Në profilin e tij në Facebook, Aliu ka shkruar se Thaçi duhet të bëjë një marrëveshje me shkrim e të nënshkruar me përfaqësuesit politikë e legjitim të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën.

“Hashim Thaçi si president i Republikës së Kosovës duhet të bëjë marrëveshje me shkrim e të nënshkruar me përfaqësuesit politikë e legjitim të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën. Presidenti Thaçi ka bërë marrëveshje me Serbinë në të kaluarën dhe ka shprehur gatishmëri për marrëveshje të reja me të në të ardhmen”, ka shkruar Aliu.

Ai ka thënë se pas marrëveshjes me Serbinë në të kaluarën, radha është ta bëjë këtë marrëveshje me Luginën.

 

Exit mobile version