15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Liberia demanton Serbinë: S’kemi tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës

Qeveria e Liberisë ka hedhur poshtë raportimet e mediave serbe, se kinse ky shtet ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme të Liberisë përmes një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyrtare ka bërë të ditur se raportimet e Serbisë janë të pavërteta.

Sipas MPJ-së, Liberia ishte njëri ndër  vendet e para që njohu  sovranitetin e Kosovës më 30 maj 2008, pak ditë pas shpalljes së pavarësisë.

Në njoftim thuhet se Liberia mbetet e përkushtuar që të ketë komunikim me Kosovën dhe të thelloj marrëdhëniet diplomatike.

“Të dy vendet vazhdojnë të gëzojnë besimin e ndërsjellë dhe miqësinë”, thuhet në fund të njoftimit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles