5.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Liberalizimi i vizave varet nga votimi i Demarkacionit, thotë Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se takimet me tre presidentët Juncker, Tusk dhe Tajani kanë qenë takime të rëndësishme për Kosovën, për të ruajtur dhe kultivuar interesimin e BE-së për Kosovën, për perspektivën e sigurt evropiane.

Ai ka thënë se BE ka një qasje unike për perspektivën konkrete të institucioneve të shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës.

“Liberalizimi i vizave nuk është në dorën e BE-së, e tëra varet nga vullnetit i deputetëve të Kosovës. Tani nuk po ndodh vonesa nga BE-ja, vonesa po ndodhë nga mosvotimi në Kuvendin e Kosovës. Izolimi i Kosovës po ndodhë nga mosvotimi nga ana e deputetëve që po e keqpërdorin vullnetin dhe besimin e qytetarëve duke mos votuar”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, është konstatim i tre presidentëve që pas miratimit të demarkacionit, BE-ja do të deklarohet pro liberalizimi të vizave, pra në muajt në vijim.

Thaçi i ka ftuar të gjithë deputetët që të respektojnë vullnetin e qytetarëve, të mos bien pre e politikës ditore për përfitime elektorale. Ai ka thënë se të gjithë së bashku duhet t’i lënë të gjitha dallimet anash, për të mirën dhe të ardhmen e qytetarëve.

“Duhet të ketë komunikim mes subjekteve politike në Kosovë për të votuar pro demarkacionit. Asnjë argument nuk është për të votuar kundër. Integriteti territorial i Kosovës është i respektuar, tani po bëhet edhe matja nga ekspertët. Për ruajtjen e integritet territorial të Kosovës e kemi pasur edhe mbështetjen e hapur të ish-presidentit Obama”, ka thënë Thaçi në një intervistë për RTV 21.

Presidenti ka thënë se me kauza të rreme kombëtare disa po e minojnë të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të saj. “Është qëndrim definitiv i BE-së që pa miratimin e demarkacionit nuk ka liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës”, u shpreh ai.

Asnjë rrethanë politike nuk e justifikon mosvotimin e demarkacionit, sipas presidentit Thaçi, si dhe asnjë rrethanë nuk e justifikon vazhdimin e izolimit të vendit dhe të qytetarëve tanë.

Thaçi ka thënë se edhe BE-ja po pyet se cili është orientimi i Kosovës, mos dikush në Kosovë ka agjendë të fshehtë dhe, si rrjedhojë, ka njerëz të tillë që dëshirojnë të na mbajnë të izoluar. “Është momenti i fundit që të veprojmë drejt”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se edhe pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën janë dakorduar që pas miratimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet liberalizimi i vizave.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles