11.5 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

spot_img

Lewandowski dëshiron të transferohet në Real Madrid

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, shpreson t’i bashkohet Real Madridit gjatë verës, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.

Sulmuesi polak kishte flirtuar me kampionin aktual të Ligës së Kampionëve gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas mediumit spanjoll, përcjell Express.

Ai ka kohë që ëndërron ta veshë fanellën e Real Madridit dhe gjatë afatit kalimtar të janarit i kishte bërë thirrje agjentit të vetë, Cezary Kucharski, të bisedonte me drejtuesit e Los Blancos për transferimin e tij.

Lewandowski nuk e ka ndërmend ta zgjasë kontratën aktuale me Bayern Munichun pasi shpreson se do të mundë të transferohet në kryeqytetin spanjoll në të ardhmen e afërt.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles